Sunday, November 24, 2024

Emocionet e ish presidentëve të Vllaznisë, Agron Çela dhe Valter Fushaj për fitoren e Kupës së Shqipërisë nga kuqeblutë

Lexo

Në historinë e futbollit shkodran, padyshim që emrat e dy ish presidentëve të KF Vllaznia, Agron Çela dhe Valter Fushaj kanë një vend të veçantë. Ishin ato, së bashku edhe me kolegë të tjerë biznesmenë të qytetit verior i dolën për zot Vllaznisë në një moment të vështirë, pikërisht në vitin 2003, atëherë kur u nda nga jeta ish presidenti Myftar Çela. Periudhë kjo, që kuqeblutë nën drejtimin e tyre fitoi trofe dhe ishte pjesëmarrëse në Kupat e Europës.

Ndaj, me të drejte, ato nuk mund të mungonin në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” për të ndjekur finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Skënderbeu. Ndeshje kjo, që pas golit të shënuar nga braziliani, Viktor Da Silva, Vllaznia u shpallë fituese e Kupës së Shqipërisë, sukses ky që u përjetua mjaft mirë edhe nga dyshja is presidenciale, Çela-Fushaj.

Agron Çela(Ish president i Vllaznisë)

“Zemra plot me krenari për ty Vllazni e ëndrrave të mëdha! Çdo shkodran feston sonte kudo ndodhet.

Jam krenar të kem hedhur një gur në themelet e tua edhe kam kënaqësi të shoh tek triumfon për të na kthyer edhe njëherë në Shkodër gëzimin e fitores pas kaq vitesh!

Sonte e gjithë Shqipëria mban ngjyrat e tua kuq e blu! Një falenderim për kryetaren e Bashkisë znj Voltana Ademi dhe sponsorin Alban Xhaferi!

Urime djema kuq e blu për këtë sezon të shkëlqyer. Urime ekipi im i zemres, ekipi i çdo shkodrani!”, shprehet is presidenti kuqeblu, Agron Çela.

Valter Fushaj(Ish president i Vllaznisë)

“ Më vjen mirë që Vllaznia fitoi Kupën pas 13 viteve, që në 2008-ën kur kam qenë unë president. Jam shumë i gëzuar, e meritoi plotësisht. Normalisht që ka një harmoni, pasi dihet që Vllaznia i përket të gjithë Shkodrës dhe ne jemi të gjithë pjesë e Vllaznisë.

Në lidhje me privatizimin e Vllaznisë, nuk më vjen keq, pasi jam tërhequr me vetëdije. Ishin ato probleme që i kam bërë të ditura dhe për këto shkaqe nuk e pashë të arsyeshme për të hyrë në garë. Kam dhënë boll për Vllazninë, tetë vite, 5 si president dhe 3 si zv.president. Besoj se këto mjaftojnë, është koha për pushim.”, theksoi ish presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj pas fitimit të Kupës së Shqipërisë nga skuadra kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img