Analiza e ndeshjes Vllaznia-Flamurtari, takim i vlefshëm për javën e 18-të të Kategorisë Abissnet Superiore, i cili luhet pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë në fokus të emisionit “Studio Sport,” që transmetohet sonte në RTSH Shkodra prej orës 20:30.
Në studio do të jenë Ermir VAJUSHI(Trajner futbolli-Gjermani), Admir URUÇI(Gazetar sportiv), Valmir KURTI(Trajner futbolli), të cilët , krahas sfidës së sotme, Vllaznia-Flamurtari, do ta analizojë ecurinë e kuqebluve në dy fazat e para të kampionatit të Superiores.
Ndërkohë, në pjesën e dytë të emisionit do të ketë komente dhe intervista për fitoren e Kupës së Shqipërisë në boks nga ekipi i Vllaznisë, nderimi me titullin “Qytetar Nderi” i Lezhës për boksierin kampion të botës Jurhen Uldedaj, për të vijuar me fitoren e Vllaznisë në basket meshkuj ndaj ekipit të Kamzës, si dhe finalen e Kupës së Shqipërisë në Futsal, ku pas fitores ndaj Vllaznisë 2-3, Flamurtari shpallet fitues i trofeut.



