Vllaznia është rikthyer te fitorja, teksa mundi 3-2 Flamurtarin. Edi Martini foli pas fitores.
30 pikë? “Nuk jemi të kënaqur, as për klubin, aq më tepër për mua. Dihen problemet e dëmtimeve. Sot në 30 minuta, ekipi çdo ditë po rritet dhe po shkon prap aty ku ka qenë. Lojtarët po marrin veten gradualisht. Kur pësuam gol, stresi i pikëve ndihet tek ekipi dhe unë. Ishte ngërç psikologjik i madh te djemtë. Mbyllëm një vit, që nuk jemi të kënaqur për çfarë kemi bërë në fazën e dytë. Është edhe çështje fati për dëmtimet. Sot i jemi afruar performancës së ndeshjeve më përpara. Më vjen inat për gjëra krejt të vogla, ndëshkohemi me gol. Me këto 3 pikë jam i kënaqur. Fati nuk ka qenë me ne. Sot jam i kënaqur me djemtë, 3 pikë që na dhanë frymëmarrje.
Kemi luajtur 4-3-3 në pjesën e parë, pastaj e kthyem 3-5-2. Shikohet nervozizmi dhe frika për të mos lënë pikë. Kjo është arsyeja që kishim probleme në administrimin e lojës. Rritja fizike e tyre, ka bërë që manovra sulmuese të jetë më e qartë. Kam besim që do përmirësohemi çdo ditë.
Siç bëmë penalltinë me Tiranën, dhe sot një top, që me pas Gjinin në mes mbrojtjes është luks. Janë momente paniku, pa përqëndrimi se nuk mund të them nënvlerësim. Janë çështje që shyqyr zoti fituam këtë ndeshje sot, Flamurtari na vendosi në vështirësi në pjesën e dytë. E mbyllëm këtë sezon, të shohim tjetrën, të shohim përpara se kupa dhe kampionati fillojnë shpejt.



