Saturday, December 27, 2025

(Video) Futboll Femra- Vllaznia U17 e mbyll vitin 2025 me fitore. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerja Paula Jaku mund Egnatian 0-4 në transfertë dhe bashkëkryeson kampionatin me Partizanin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia U17-Vllaznia U17, 0-4(Shënuese: Ecrin Ileri 26, Eglisa Hardhija 35’, 621, Egla Hoxha 85’)

Formacioni i Vllaznisë U17: Ambra Reshiti, Keida Hasaj, Imelda Ara, Megi Faslia, Eglisa Hardhija, Egla Hoxha, Drilona Mataj, Jylisa Kolekaj, Ecrin Ileri, Desara Lorja, Besarda Guri(U aktivizuan: Eriana Haxhiraj,). Trajnere: Paula Jaku

Gjyqtarë: D. Kasa, D. Zyba

Pa as më të voglin hezitim duhet thënë se Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia është, është më i miri në Shqipëri.

Këtë e vertetojnë vetë rezultatet e regjistruara sezon pas sezoni, ku edhe ky fundviti i gjen dy ekipet kuqeblu, atë të Kategorisë Superiore  të drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, si dhe atë U17 të drejtuar nga trajnerja Paula Jaku në krye të tabelave të klasifikimit duke u kurorëzuar “kampion dimri”.

Ndërsa javën e kaluar ishte skuadra e parë e Vllaznisë me trajnerin Leka në krye që e arriti këtë sukses, të njëjtin sukses e arriti sot skuadra e 17-vjeçeve me trajneren Paula Jaku.

Vllaznia U17 luajti sot në transfertë duke qënë mysafire në Rrogozhinë duke u ballafaquar me ekipin vendas  Egnatia, ku pas një dominimit të plotë fitoi me rezultatin 0 me 4. Fitore kjo që erdhi me nga dy gola të shënuar në secilen pjesë.

Serinë e golave për skuadrën kuqeblu e hapi futbollistja turke e Vllaznisë, Ecrin Ileri duke shënuar në minutën e 26-të.

Ndërkohë, i dyti për ngjyrat kuqeblu vjen në minutën e 35-të me autore Eglisa Hardhija duke bërë që pjesë e parë të mbyllet me rezultatin 0 me 2 për Vllazninë.

Pas kthimit në fushën e lojës për pjesën e dytë, futbollistet vendase të Egnatias bëjnë përpjekje për të rihapur ndeshjen me një gol në portën shkodrane, por nga ana tjetër skuadra e drejtuar nga trajnerja Paula Jaku,  vazhdon të dominoi takimin.

Si rezultat i lojës sulmuese, vjen edhe goli i tretë kuqeblu me të njëjtën autore Eglisa Hardhija, i dyti gol personal në këtë ndeshje dhe i treti për Vllazninë që kryeson 0 me 3.

Për të mbyllur gjithçka në këtë sfidë mendon Egla Hoxha, e cila në minutën e 85-të shënon edhe golin e katërt duke bërë që rezultati përfundimtar të jetë, Egnatia 0 dhe Vllaznia 4.

Ndeshja e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës ishte e fundit për fazën e parë të kampionatit, dhe kjo fitore, e cila vinte edhe pas tri të tjerave të mëparshme radhazi e mban Vllazninë në krye të tabelës së klasifikimit me 12 pikë duke e shpallur kampione të dimrit.

Në këtë mënyrë, 17 vjeçaret e Vllaznisë së futbollit femra e mbyllin në mënyrën më të mirë vitin 2025, ku me katër fitore në katër ndeshje të zhvilluara janë në krye të tabelës së klasifikimit me 12 pikë, po aq sa ka edhe Partizani rival, ndërkohë që skuadrat e tjera janë të shkëputura nga dyshja kryesuese: Kinostudio dhe Teuta në vend të tretë dhe të katërt me nga 4 pikë, Egnatia e pesta me 2 pikë dhe FK Vora 0 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja e sotme e futbollit të femrave U17, Egnatia-Vllaznia, e mbyllur me fitoren e kuebluve 0-4.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img