Mesfushori i Dinamos, Klevi Qefalija ka dhënë një intervistë për RTSH Sport në prag të finales së Superkupës mes Egnatias dhe Dinamos. Futbollisti 22-vjeçar foli për kundërshtarin, ndërsa në fund dha një mesazh për tifozët e Dinamos
“Atmosfera është shumë e mirë, vijmë nga fitorja në derbi me Partizanin. Është një atmosferë pozitive. Presim me padurim të luajmë në këtë finale dhe sigurisht që do japim më të mirën për të fituar ndeshjen”.
“Egnatia është një skuadër cilësore, e ka treguar dhe me rezultatet që ka marrë. Është një skuadër e fortë, por dhe ne jemi të fortë. Do të jetë një ndeshje e bukur. Nuk e shikoj si një hakmarrë, në përballjet direkte kemi fituar edhe ne. Jemi gati, do japim maksimumin për të fituar ndeshjen”.
“Tifozët janë një mbështetje. Si çdo skuadër, edhe ne presim që të jenë sa më të shumtë, të vijnë të na mbështesin dhe të shkojmë drejt objektivit që kemi, fitimin e Superkupës”.



