Saturday, January 17, 2026

(Video) Ermir Vajushi: Vllaznia e ka skuadrën për kampione. I duhet vetëm një mesfushor”. Trajneri i futbollit në Gjermani Ermir Vajushi ka edhe një objektiv, jo shumë larg të marrë drejtimin e kuqebluve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ermir Vajushi është një djal shkodran shumë i pasionuar pas futbollit. Përpara se emigronte në Gjermani ku jeton prej 11 vitesh me familjen e tij, ai ka luajtur futboll me Vllazninë, më pas ka provuar të drejtojë edhe në ekip futbolli moshash.

Por, ëndërrën e tij të një trajneri profesionist e realizoi në Gjermani, aty ku pasi edhe kreun kursin përkatës në Federatën Gjermane të Futbollit, mori drejtimin e një ekipi futbolli, fillimisht moshash dhe shumë shpejt iu besua një ekip i njohur të rriturish, të cilin e drejton me shumë shumë sukses prej 3-4 sezonesh.

Edhe pse larg, Shkodrën dhe Vllazninë, Vajushi nuk e harron asnjëherë duke qënë shumë aktiv së bashku me miqtë e tij në drejtimin e një portali sportiv ku flitet gjërësisht për Vllazninë.

Ndërkohë, që sa herë gjen mundësinë udhëton drejt Shqipërisë për të ndjekur live skuadrën e zemrës kuqeblu, siç ishte edhe ndeshja e fundvitit, Vllaznia-Flamurtari.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Vajushi, në cilësinë tashmë të një trajneri profesionist, analizon ecurinë e Vllaznisë për dy fazat e para të kampionatit.

Padyshim i kënaqur për fazën e parë, ku kuqeblutë ishin spektakular në fushën e lojës, por kritik për luhatjet e fazës së dytë të kampionatit.

Sipas, Vllaznia i ka lojtarët e duhur për t’u shpallur kampione, por, duke konstatuar dëmtimin e rëndë të Dross, i cili duket se ka humbur sezonin, mendon se teknikut Martini i duhet edhe një mesfushor tjetër cilësor.

 

Në vijim, Vajushi flet edhe përvojën pozitive të karrieres së tij si trajner prej katër sezonesh në Gjermani.

Ndërkohë, duke qëndruar tek pasioni dhe profesioni fisnik i trajnerit, ashtu se edhe në një prononcim të një viti më parë, ai deklaron se synimi i tij është që një ditë të drejtojë Vllazninë si trajner.

“Nuk jam gati për momentin, por në vijimësi, kur të përfundoi edhe kualifikimin e plotë në instancat më të larta të liçensimit në Federatën e Futbollit Gjermane, objektivi im është i qartë që të drejtoj Vllazninë me objektiv, shpalljen e saj kampione të Shqipërisë”, thotë Vajushi, që gjithësesi dëshiron dhe beson se përpara se ai ta realizoj këtë objektiv, Vllaznia të ketë fituar edhe tituj të tjerë.

(Video) Prononcimin e plotë të Ermir Vajushit, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img