Friday, February 27, 2026

Fitorja e Superkupës së Shqipërisë, Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, komplimenta trajnerit Ilir Daja: Ka kontratë 30-vjeçare dhe do plaket me mua!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i Presidentit të Dinamos, Ilir Daja, pas fitores së Superkupës së Shqipërisë(Dinamo-Egnatia 3-1)

“Ishte një vit shumë i bukur, që nga ardhja e Dajës i kemi pritur këto surpriza. Do vazhdojmë ta çojmë gjithmonë më mirë. Besoj edhe nga merkato. Besoj ardhja e Dajës, për mua është bërë merkato.

Mbrojtës dhe sulmues? Patjetër, por trajneri Daja ka shprehur që duhet gjetur sulmuesi i duhet. Nuk është kollaj për sulmues në janar. E dimë që nuk sjell prurje të mira, do shikojmë. Ne jo një, por edhe dy i marrim. Nuk është qëllimi, por të gjesh një është e vështirë për modelin që luan profesori, që luan ekipi”.

Para 5 vitesh, kur kam marrë Dinamon nuk kemi pasur akademi, ose ka qenë e shpërndarë. Kemi ndërtuar akademi shumë të mirë, duhet punuar akoma. Janë fillimet. Dhe me investimet që po bëjmë me terrene dhe infrastrukturë, mendojmë ta çojmë më përpara.

Rinovim i Ilir Dajës? Nuk do rri çdo vit t’i rinovoj kontratën, ka kontratë 30-vjeçare dhe do plaket me mua.

Klauzolë? Po, do më marrë me vete”, u shpreh presidenti i Dinamos për “RTSH”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img