Futboll Moshat-Nuk mjafton dopieta e Arkan Nikajt, Vllaznia U19 humbet 4-2 me Partizanin në javën e parë të kampionatit të Superiores

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani U19-Vllaznia U19 4-2(Shënues: Rrenga 17’, Hyka 84’, Arapi 88’, Qamili 90+3’/Nikaj 41’ (11-m), 45+3’)

Kartonë të verdhë:Mali 31′,Gjati 40′,Hyka 85′,Arapi 88′,Himallari 88’/Mehja 36′,Si.Uldedaj 45+1′,Lekiqi(trajner portieresh) 66′,Obina 78′

Partizani: Qefalia,Nela,Arapi,Mali(Nela 80′),Gjati,Lleshaj,Hyka,Krashi(Qamili 46′),Lataj,Rrenga,Banushi(Himallari 46′). Trajner: Fatjon Muhameti

Vllaznia: Ndoj,Bekiri,Hotaj(Gjeka 46′),Mehja(Ramadani 58′),Obina,So.Uldedaj,Bregu,Si.Uldedaj,Nikaj(Lulaj 58′),Kthupi(Mani 80′),Pishtari .Trajner:Haris Lika

Gjyqtarë: Enis Dishani,Ronaldo Jahja,Ronaldo Zogu (Elbasan) Delegat:Pavli Buneci(Tiranë) 

Partizani U19 ka mar një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Vllaznisë U19, duke triumfuar me rezultatin 4-2 në një ndeshje të mbushur me gola dhe emocione.

Të kuqtë e nisën më mirë sfidën dhe kaluan në avantazh në minutën e 17-të me Rrengën.

Vllaznia reagoi në fundin e pjesës së parë dhe arriti jo vetëm të barazonte por edhe të përmbyste rezultatin.

Nikaj realizoi në minutën e 41-të nga pika e penalltisë ndërsa në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë shënoi sërish, duke i dërguar shkodranët në pushim në avantazhin 2-1.

Në pjesën e dytë Partizani rriti ndjeshëm presionin dhe në minutat e fundit arriti një përmbysje të madhe.

Hyka barazoi rezultatin në minutën e 84-të ndërsa vetëm katër minuta më vonë Arapi realizoi golin e 3-2 duke kaluar sërish kryeqytetasit në avantazh.

Vllaznia tentoi të reagoj në minutat e mbetura por Partizani administroi mirë epërsinë dhe në minutën e 90+3-të Qamili vulosi përfundimisht fitoren 4-2.

Një sfidë me dy fytyra ku Vllaznia mbylli pjesën e parë në avantazh, por Partizani tregoi karakter dhe forcë në fund duke realizuar tre gola në minutat e fundit dhe duke siguruar suksesin.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Barazim pa gola në duelin e Fushë Krujës, Iliria-Pogradeci

Iliria-Pogradeci 0-0 Kartonë të verdhë:Gjikolaj 50'/Lleshaj 28',Kasmollari  60',Samake 65',Preknicaj 81',trajneri Çela 93' Kartonë i kuq:Kuli 44' Iliria:F.Hasaj,A.Selmani,Gjikolaj,Jahaja,Kithambo(Kosie 92'),Markoçi,Osma,Jakubu(R.Hasaj 79'),Çuçka(Gjuzi 87'),Mustafa(Olola 79'),Abdulaje Trajner:Dritan...
- Advertisement -spot_img