Kategoria e Parë – Sopoti debutues e nis kampionatin e me një barazim të vlefshëm në transfertën ballshiote Bylis-Sopoti 1-1(Shënues:Emini 75′(11-m)/Atanda 94′)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bylis:Beqaj,Bruno,Dimov,Pedro(Hodo 63′),Adeduro(Ofori 91′),Kamara,Diallo(Muktar 46′),Gabriel(A.Marku 70′),P.Marku,Stoilov,Ualison(Emini 63′) Trajner:Arlind Rustemi

Sopoti:Alliu,Tanushi,Atanda,Troksi,Hyka,Momoh,Rashid(Kaja 86′),Naza(Roca 66′),Goçi(Ukaj 46′)(Ferhati 86′),Lika,Aminu(Jisu 71′) Trajner:Rraman Hallaçi

Gjyqtarë:Gerard Çokaj,Elvis Gjoka,Krist Zefej(Lezhë),Ermal Gryka(Fushë-Krujë) Delegat:Justin Bespalla(Durrës) Vëzhgues:Tanush Latifi(Gjirokastër)

Bylis dhe Sopoti kan ndarë nga një pikë në javën e parë të Kategorisë së Parë pas barazimit 1-1 në një sfidë që u vendos në minutat e fundit.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar ballshiotët kaluan në avantazh në minutën e 75-të kur Emini u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë epërsinë skuadrës së Bylis.

Kur dukej se vendasit po shkonin drejt fitores Sopoti reagoi në fundin e takimit,dhe në minutën e 94-të ishte Atanda që me një aksion vetjak gjeti golin e barazimit dhe i siguroi skuadrës së tij një pikë të rëndësishme në transfertë.

Në këtë mënyrë Bylis humbi fitoren në çastet e fundit ndërsa Sopoti e nis sezonin me një barazim me shumë peshë të marrë falë golit të shënuar në kohën shtesë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Barazim pa gola në duelin e Fushë Krujës, Iliria-Pogradeci

Iliria-Pogradeci 0-0 Kartonë të verdhë:Gjikolaj 50'/Lleshaj 28',Kasmollari  60',Samake 65',Preknicaj 81',trajneri Çela 93' Kartonë i kuq:Kuli 44' Iliria:F.Hasaj,A.Selmani,Gjikolaj,Jahaja,Kithambo(Kosie 92'),Markoçi,Osma,Jakubu(R.Hasaj 79'),Çuçka(Gjuzi 87'),Mustafa(Olola 79'),Abdulaje Trajner:Dritan...
- Advertisement -spot_img