Saturday, January 10, 2026

Histori-Foto Lajm. Me Vladimir Grillon, ikonen e RTSH-së, me të cilin nisa bashkëpunimet e para me ekranin sportiv të TVSH-së

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shkak për të rikujtuar një nga gazetarët më të njohur sportiv të Shqipërisë, Vladimir Grillon, i konsideruar si ikona e ekranit të RTSH-së, u bë data e sotme 30 dhjetor 2025, pasi katër vite më herët, më 30 dhjetor 2021 morën lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe komentatorit të mirënjohur të Televizionit Shqiptar.

Humbja e Vladimir Grillos, preku opinionin sportiv shqiptar e më gjërë, dhe sidomos kolegët, me një pjesë të mirë të tyre, Grillo ka pasur një bashkëpunim të afërt professional. Padyshim, që njëri prej tyre jam edhe unë, autori i këtij shkrimi, Gaspër Marku, edhe për faktin se mësimet e para për daljen në ekranin sportiv, pata fatin t’i merrja nga profesor Grillo.

Ishte fat dhe njëherazi përgjegjësi e madhe aso kohe të bashkëpunoje me Televizionin Shqiptar, i vetmi ekran i asaj periudhe, ndaj siç e kam theksuar edhe herë të tjera, edhe sot në katër vjetorin e ndarjes nga jeta të Vladimir Grillos, shpreh mirënjohjen, respektin dhe konsideraten maksimale ndaj kësaj figure mediatike shumë të dashur, jo vetëm për mua, por për të gjithë opinionin sportiv.

Ka qënë viti 1980, kur nisa bashkëpunimet e para me emisionet sportive të RTSH-së, me Ahmet Shqarrin në Radio Tirana dhe Vladimir Grillon në Televizionin Shqiptar, ndërkohë që pas viteve 90-të, karriera mediatike në ekranin sportiv pati një shtrirje të gjërë edhe në mediat lokale televizive të Shkodrës, ndaj mësimet e para të marra nga të mirënjohurit, Shqarri dhe Grillo, kanë qënë një ndihmesë shumë e madhe në ecurinë e karrieres time në medien sportive.

Vladimir Grillo, ndërroi jetë më 30 dhjetor 2021 në moshën 74-vjeçare, duke lënë pas një karriere shumë të pasur mediatike, me një kontribut të madh për 46 vite(1970-2016),  me radhë në drejtimin emisionit Rubrika Sportive dhe emisione të tjera televizive sportive në RTSH, përfshirë edhe komentatorin e historik të ndeshjeve të Kampionateve Kombëtare, jo vetëm të futbollit, por edhe të lojrave me dorë dhe sporteve të tjerë, për të vijuar me ekipet kombëtare duke përcjellë Lojërat Olimpike, Kampionatet Europianeve, Botërorë, e më tej.

Për kontributin e dhënë në medien sportive, Vladimir Grillo, është nderuar me shumë çmimeve dhe dekorata, ndërkohë që është fitues i titullit Mjeshtër i Madh, akorduar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img