Akademia e Futbollit Vllaznia e ka shndërruar në traditë shpalljen e lojtarëve më të mirë të çdo muaji kalendarik. Kështu mbi bazën e vlerësimeve të drejtuesve të AF Vllaznia në bashkëpunim me trajnerët e ekipeve të moshave, janë shpallur më të mirët e muajit nëntor të vitit 2025, të cilët janë: Arsid Gyrbeti, Daniel Marku, Enes Repaj dhe Erind Cani.
Në vijim të traditës, më të mirët e muajit dhjetor 2025 për ekipet e AF Vllaznia, priten të shpallen dhë ditëve të muajit janar 2026.
Njoftimi zyrtar i AF Vllaznia
Akademia Vllaznia ka shpërblyer me një çmim simbolik lojtarët që u shpallën më të mirët e muajit Nëntor:
Arsid Gyrbeti, Daniel Marku, Enes Repaj dhe Erind Cani.
Urime djemve për paraqitjet dhe punën e shkëlqyer!



