Friday, January 9, 2026

Serie A-Java e 19-të. Napoli vetëm barazim me Veronen, Atalanta mund Bolonjën 2-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndeshja e 19-të e Napolit është një mbrëmje jo kundër Veronës me një fund që dhuroi një barazim 2-2. Të besuarit e Contes e nisin ndeshjen tmerrësisht keq, duke qenë dy gola prapa në pjesën e parë, Frese (16′) dhe penalltia e Orban (27′).

Në pjesën e dytë Napoli, pasi ngushton diferencën me anë të McTominay, gjen golin e barazimit në minutën e 82-të. Merita i takon kapitenit Di Lorenzo. Nga njëra anë, një pikë e artë për Conten, nga ana tjetër, dy pikë të humbura.

Në sfidën tjetër, Atalana ka mposhtur Bolonjën 2-0 në Dall’Ara. Skuadra nga Bergamo krijoi më shumë raste në pjesën e parë dhe në minutën e 37-të zhbllokuan sfidën me anë të Krstović pas një lëvizje mjeshtërore nga Charles De Ketelaere. Në pjesën e dytë, sulmuesi malazez dyfishoi epërsinë me një goditje të saktë me të majtën që mposhti Ravaglian.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img