Vendin e drejtorit sportiv të Partizanit, i mbetur bosh që pas largimit të Arbër Abilaliajt, pritet ta zërë një emër i njohur, Agim Ibraimi. Marrëveshja, sipas të gjitha gjasave, do të zyrtarizohet brenda pak orësh.
Pas eksperiencës me Tiranën sezonin e kaluar në këtë post, Ibraimi merr kështu një detyrë të rëndësishme te Partizani. Të kuqtë mbajnë vendin e 6-të aktualisht në Abissnet Superiore, larg pretenndimeve që kishin në fillim, ndërsa në merkaton e dimrit nuk kanë bërë ende lëvizje në hyrje.
Ndoshta me emërimin e Agim Ibraimit në postin e drejtorit sportiv do të fillojnë edhe përforcimet. Para se të niste karrierën si drejtues, Ibraimi ka shkëlqyer në fushën e blertë si lojtar, duke shkuar deri në Serinë A me fanellën e Kaljarit. Më së shumti ai ka bërë emër me Mariborin në Slloveni. Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Kukësin dhe Dinamon.



