Ballina Futboll Prag Kupa, Tirana-Skënderbeu. Trajneri Nuhiu, flet edhe për merkaton: Jo vetëm Xhixha...

Prag Kupa, Tirana-Skënderbeu. Trajneri Nuhiu, flet edhe për merkaton: Jo vetëm Xhixha dhe Kuka, presim edhe 2-3 lojtarë të tjerë

 

Ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë përballë Skënderbeut ka dalë në plan të dytë në konferencën e sotme për shtyp që mbajti Tirana.

Trajneri bardheblu Ardian Nuhiu ka lënë të kuptohet se Xhixha dhe Kuka nuk do të jenë përforcimet e fundit në këtë merkato dimri. “Drejtuesit po punojnë për të sjellë edhe 2-3 koka në skuadër, jam i përqëndruar te ndeshja e nesërme, mua si trajner më takon ta përgatis për nesër por edhe për kampionat, për prurjet vendosin drejtuesit, po bisedojnë për 2-3 koka”, tha Nuhiu.

Viti i ri kalendarik nis me një ndeshje delikate për Tiranën, e cila do të ndeshet në Kupën e Shqipërisë me ekipin kryesues të Kategorisë së Parë, Skënderbeun, takim ky që vjen për publikun shqiptar nëpërmjet ekranit të RTSH Sport. “Kemi analizuar kundërshtarin me shumë kujdes, pozicionin në të cilin është flet mjaftueshëm për një skuadër të organizuar, stabile me lojtarë që janë për një kohë të gjatë bashkë. Edhe në aspektin taktik qëndrojnë shumë mirë bashkë, kanë ide të qarta, por edhe dalje të shpejta në tranzicion”, tha Nuhiu.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu