Sunday, January 11, 2026

12 vite pa Zamir Shpuzen! Ish futbollisti i Vllaznisë, Partizanit, Kombëtares, Buduçnostit dhe futbollit gjerman, kujtohet me respekt nga mjedisi sportiv në Shkodër dhe më gjërë

Lexo

- Reklamë -spot_img

10 janari, është data që na risjellë në vemendje ish futbollistin e njohur të Vllaznisë, Partizanit, Kombëtares së Shqipërisë, Buduçnostit të Podgorices, i disa skuadrave në kampionatin e Gjermanisë, Zamir Shpuza.

 

Karriera e pasur sportive që ai ka lënë pas, e bën atë të jetë pjesë e historisë së futbollit shqiptar e më gjërë, por kjo datë ka të bëjë me atë lajm të zi që shkodranët dhe tërë futbolli shqiptar, mori për ndarjen para kohe nga jeta të Zamir Shpuzës  në një moshë fare të re, 46 vjeçare.

Ky është i 12-të vit, që familja Shpuza, komuniteti i futbollit në Shkodër, Shqipëri dhe më gjëra, përkujton Tuton, siç e thërrisnin shoqëria, tifozët dhe familja.

Siç është bërë e ditur edhe më herët, Shpuza, kaloi çaste kritike në një nga spitalet e Gjermanisë, aty ku shokët, kolegët më të afërt të futbollit dhe jashtë tij, si Çlirim Basha, Agron Lika, Uliks Kotrri, Ermir Bilali, Xhemail Alibali, Ardian Bushati, vëllezërit Gruda, etj, me të cilët ai ndau për vite të tëra jeten e përditshme në Gjermani, përfshirë patjetër personelin spitalor në Gjermanii, bënë maksimalen e përpjekjeve dhe kujdesit për ta mbajtur në jetë, po Tuto nuk ia doli.

*

Mbiemri Shpuza në sportin shkodran dhe më gjërë vazhdon të jetë në vemendje falë vëllait të tij, Luan Shpuzës, i cili edhe ai, ashtu si i vëllai i tij, pas futbollit të luajtur aktivizohet me sukses në fushën e menaxherit të futbollit, ndërkohë që nipi Albi, vazhdon të luajë me sukses në Kosovë.

Në këtë 12-vjetor të ndarjes nga jeta, Portali Veriu Sport, e kujton me respekt dhe konsideratë figurën e Zamir Shpuzës, jo vetëm në prizmin sportiv, por edhe si një njeri korekt, i dashur, gazmor dhe  respektues për të gjithë ato që e njohën nga afër.

Pushofsh në paqe Tuto!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img