Ashtu siç pritej, Barcelona dhe Real Madris dhuruan spektakël në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës. Një ndeshje e karakterizuar me një ritëm të jashtëzakonshëm, pasi Barcelona kishte më shumë kontrollin e topit, por ishte Reali që krijoi raste më të pastra për shënim.
Avantazhi i Rafinjas ndezi edhe më shumë ndeshjen, teksa në shtesën e fraksionit të parë të lojës erdhën tre gola me radhë, që ccuan shifrat në 2-2.
Në pjesën e dytë, Reali ishte më kërkues duke krijuar disa raste radhazi për shënim. Por ishte përsëri Rafinja ai cili ktheu në avantazh katalanasit, duke ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.
Vetëm në fund madrilenët provuan në të gjitha mënyrat të shënonin dhe kishin raste të mira, por nuk ia dolën të mposhtnin Joan Garcian. Ndaj suksesi i shkoi Barçës që festoi me trofeun e radhës të fituar nën drejtimin e Flik, i 16-ti për nga radha që fitohet nga Barcelona.



