80-vjetori i themelimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, është shoqëruar me një ceremoni festive gjatë së cilës u nderuan përsonalitete të Volejbollit Shqiptar, nga të gjitha brezat, që kanë lënë gjurmë në historinë 80-vjeçare të Volejbollit.

Mes të cilëve ishin edhe ish volejbollistët e njohur shkodran Nora Deda, Mark Kroqi, Aleksandër Leqejza, Artan Kalaja, të cilët u nderuan me medalje “Mirënjohje” nga ana e Federatas Shqiptare të Volejbollit.


Nora Deda(Ish sportiste e dalluar)
Mark Krroqi(Ish sportist e trainer rezultativ)
Aleksander Leqejza(Kontribut të veçantë në sport)
Artan Kalaja(Trainer me rezultate)
Në fjalën e tij Presidenti i FSHV-së, z. Erlind Pëllumbi, krahas vlerësimit për të gjithë ato që u bënë pjesë e këtij sporti që prej ditës së themelimit dhe e bën këtë disiplinë nga më të suksesshmet për sportin shqiptar, është ndalur edhe tradita dhe kontributi i madh i volejbollit shkodran në vite.
Presidenti i FSHV-së dhe zv/President i KOKSH, Z. Erlind Pëllumbi është nderuar nga Presidenti KOKSH, z. Fidel Ylli me Urdhrin Olimpik për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.
I ftuar special në këtë 80-vjetor ishte Presidenti i Federatës Europiane të Volejbollit, z. Roko Sikiric, që e cilësoi Federatën Shqiptare të Volejbollit, një partner të rëndësishëm.
Gaspër MARKU



