Friday, January 16, 2026

Futboll Femra-Nesër, çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në Shkodër, derbi, Atletik Klub-Vllaznia

Lexo

- Reklamë -spot_img

Futbolli i vajzave rikthehet në qendër të vëmendjes. Edicioni i 17-të i Kupës së Shqipërisë për vajza ngre siparin më 17 janar, duke çelur një kapitull të ri emocionesh, rivalitetesh dhe ambiciesh për trofeun.

Pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit në muajin dhjetor, tetë ekipe kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë kompeticion prestigjioz, që premton ndeshje të forta dhe duele interesante deri në fund. Skema e Kupës është ndërtuar mbi renditjen aktuale të skuadrave dhe në garë për trofeun janë: Vllaznia, Teuta, Apolonia, Partizani, Gramshi, Atletik Klub, Egnatia dhe Kinostudio.

Sipas formulës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF, çiftet janë ndërtuar sipas renditjes (8-1, 7-2, 6-3, 5-4), duke sjellë përballje që premtojnë rivalitet dhe spektakël në fushë. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.

Takimet e para do të luhen më 17 janar, ndërsa përballjet e kthimit më 24 janar. Çiftet e turit të parë janë:

Partizani – Teuta, 17 janar, pra 11:00

Atletik Klub – Vllaznia, 17 janar, ora 14:00

Kinostudio – Apolonia 18 janar, ora 10:30

Egnatia – Gramshi, 18 janar, ora 12:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img