Sunday, January 18, 2026

Volejboll-Kupa e Shqipërisë/Vllaznia e meshkujve mund Elbasanin dhe kualifikohet në gjysmëfinale. Eleminohen femrat kuqeblu pas humbjes me Dinamon 3-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

(Meshkuj) Elbasani-Vllaznia 0-3(19-25, 18-25, 18-25)

(Femra) Dinamo-Vllaznia 3-0(25-7, 25-13, 25-15)

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra dhe meshkuj ka përcaktuar skuadrat që shkojnë në fazën gjysmëfinale.

Nga dy ekipet e Vllaznisë, ai i femrave nuk ia arriti një objektivi të tillë, pasi në ndeshjen e fundit me Dinamon, u mund me rezultatin 3 me 0.

Ballafaqimi në fjalë u luajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, ku skuadra e drejtuar nga trajneri Dorjan Tafa e filloi shumë dobët ndeshjen, teksa në setin e parë nuk arriti të shkojë më shumë se në kufirin e 7 pikëve ndaj 25 të kundërshtarit.

Seti i dytë ka një përmirësim, por përsëri humbje me rezultatin 25-13. I treti regjistron dy më shumë sesa seti i dytë duke fiksuar shifrat 25 me 15, dhe në fund të gjithë ndeshjes, Dinamo fiton 3-0. Humbje kjo që e largon Vllazninë përfundimisht nga konkurimi në Kupën e Shqipërisë.

Ndërkohë, e kundërta ndodh me ekipin e volejbollit meshkuj, pasi Vllaznia e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja është renditur në katër ekipet më të mira të fazës eleminatore në grupe duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale.

Ndeshja përcaktuese që i dha Vllaznisë suksesin e kualifikimit ishte ajo e mbrëmjes së shtunë, ku kuqeblutë u ndeshen në transfertë me ekipin e Elbasanit.

Një sfidë kjo që u shoqërua me një luftë të fortë sportive, pasi të dy ekipet synonin kualifikimin në gjysmëfinale.

Seti më me rivalitet ishte ai i pari, kjo pasi volejbollistët elbasanas mbërrijnë deri tek pika e 19-të, por pa mundur të shkojnë më tej, sepse janë kuqeblutë ato që vendosin në pikët deçizive duke e fituar setin 19-25.

Entuziasmi i fitimit të setit të parë e shoqëron Vllazninë edhe në setet e mëpasshme, të cilët, edhe pse Elbasani këmbëngul të mos dorëzohet, kuqeblutë arrijnë’i fitojë disi më me lehtësi duke mos i lënë vendasit të shkojnë më shumë se kufiri i 18-të pikëve në të dy setet radhazi.

Në këtë mënyrë, djemtë e teknikut Artan Kalaja dhe kolegët të tij Ermal Kraja, me kapitenin Nikolin Qafarena në krye, dhe kolegët e tjerë të skuadrës, Fatjon Çekini, Endri Jukni, Gersi Jula, Gilman Talani, Alberto Daniel Sierra, Sebastian Palacios, Gentjan Curraj, Sead Durro, Enid Daniku, janë të kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, me objektiv për të shkuar më tej, drejt fitimit të trofeut.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img