Tre duelet e fundit të javës së 20-të. “Abissnet Superiore”, luhen sot në tre orare. Ato nisin me orën 13:30, ku Vora pret Tiranën, për të vijuar me orën 17:00 me përballjen Partizani-Teuta, dhe mbyllet me orën 19:30, kun ë program është supersfida Dinamo-Vllaznia, dy skuadra të katërshës së parë me nga 33 pikë secila.
Në dy sfidat e para të luajtura dje, Egnatia barazoi në shtëpi me AF Elbasanin, në një ndeshje me faza shumë interesante por edhe me polemika ndaj arbittrimit nga ana e kampit elbasanas.
Nga ana tjetër, në stadiumin “Flamurtari”, skuadra vendase mposhti në të gjitha drejtimet, me lojë dhe rezultat Bylisin duke e mundur me rezultatin e pastër 3 me 0. Tre pikë që për vlonjatët janë shumë të rëndësishme, pas ii largohen për momentin zonës së “ftohtë” të renditjes.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 20-të, Abissnet Superiore
Dje
Egnatia-Elbasani 2-2
Flamurtari-Bylis 3-0
Sot
Vora-Tirana(13:30)
Partizani-Teuta(17:00)
Dinamo-Vllaznia(19:30)



