Wednesday, January 21, 2026

Liga e Kampionëve-Fitojnë Arsenal, Reali, Sporting e Totenhamm

Lexo

- Reklamë -spot_img

Interi humbi ndeshjen e tretë radhazi në fazën e grupit të Ligës së Kampionëve. Arsenali fitoi 3-1 në San Siro, me dy gola nga Gabriel Jesus dhe një nga Gyokeres. Goli i vetëm për zikaltërit u shënua nga  Sucic.

Me këtë fitore, skuadra e Artetës riafirmon vendin e parë në renditje me një rezultat perfekt, ndërsa Chivu mbetet në 12 pikë: 8 vendet e para i largohen Interit, i cili do ta mbyllë fazën në Gjermani, në Dortmund, kundër Borussias.

Shpërthen Reali, që ka arritur një fitore bindëse, 6-1 përballë Monaco. Protagonist i mbrëmjes ishte Mbappe(dy gola), por edhe Vinicius që shënoi por dhe asistoi dy herë. Shënuan dhe Bellingham e Mastantuono, ndërsa llogaritet dhe autogoli i Kehrer. Goli i vetëm për francezët u shënua nga Teze.

Bie PSG, që është mundur 2-1 në fushën e Sporting. Dy gola të Suarez firmosën suksesin e portugezsëve, ndërsa goli për francezët u shënua nga Kvaratskhelia.

Totenham ka triumfuar me rezultatin 2-0 përballë Dortmundit, Ndërsa Napoli ka barazuar 1-1 në transfertë me Copenhagen. Ajax ka fituar 2-1 në fushën e Villarreal. 2-0 është fitorja e Olympiacos përballë Leverkusen.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img