Friday, January 23, 2026

Hoqën rrobat dhe mbetën vetëm me rripat jeshilë që mbulonin pjesët intime, policia lokale e Astanas, dënoi tre tifozë belg me 5 ditë burg për prishje të rendit publik

Lexo

- Reklamë -spot_img

Duhej të ishte një mbrëmje feste, brenda dhe jashtë fushe, duke parë paraqitjen dhe rezultatin e skuadrës së zemrës. Por për tre tifozë belgë të Club Brugge trasferta në Kazakistan u kthye në një makth.

Nga fitorja 4-1 ndaj Kairat Almaty, që rindezi shpresat për të shkuar në play-off në Champions League, këta tre tifozë nuk do të mbajnë mend gjë. Gjithçka për faj të një shakaje, që nuk dukej problematike në pamje të parë.

Pas nisjes së ndeshjes, tre tifozët e sektorit mik në “Astana Arena” hoqën rrobat dhe mbetën vetëm rripat jeshilë që mbulonin pjesët intime. Një veshje që i referohej filmit “Borat” të 2006-ës, i konsideruar fyes në Kazakistan për shkak të përfaqësimit të stereotipeve të shumta të popullsisë vendëse.

Për këtë arsye gjatë ndeshjes ndërhyri policia lokale e Astanas, që ka konstatuar se tifozët ishin të dehur dhe i ka dënuar ata me 5 ditë burg për prishje të rendit publik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img