Saturday, January 31, 2026

Zyrtare-Kevin Dodaj, pjesë e Vllaznisë deri në fund të sezonit 2025-2026. Klubi bullgar CSKA ka firmosur mëngjesin e sotëm kërkesën e kuqebluve. Sulmuesi i talentuar i bashkohet Vllaznisë në seancën e nesërme stërvitore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kishte ditë të tëra që përflitej rikthimi i Kevin Dodajt te Vllaznia. Pëshpëritjet e para nisën kur Dodaj kreu disa seanca stërvitore në gjirin e Vllaznisë gjatë ditëve të fund dhjetorit 2025. Por, një gjë e tillë u tha se ishte vetëm sa për të mbajtur formën sportive, sepse ndërkohë që kuqeblutë zhvendoseshin në Ulqin për përgatitoren dimërore, sulmuesi i talentuar fluturonte drejt Sofies për t’iu bashkur skuadrës së tij CSKA.

Por, përshëpëritjet e funddhjetorit nuk ishin krejt të pabaza, sepse në KF Vllaznia konfirmonin zyrtarisht se i kishin nisur një shkresë klubit bullgar CSKA për mundësinë e rikthimit të Kevin Dodajt te Vllaznia për pjesën e dytë të sezonit në formë huazimi.

Një kërkesë, të cilën drejturesit e CSKA ishin në dilemë për ta konfirmuar apo ajo. Kjo për faktin se Dodaj preferohej nga stafi teknik, por arsyeja e minutashit jo të plotë me CSKA-në vinte nga ajo, se pjesë e këtij klubi janë plot nëntë huaj, gjë që detyronte trajnerin të ndërmerrte rotacion në skuadër.

Më në fund, pas rikërkesës së kuqebluve, mëngjesin e sotëm mësohet se CSKA ka firmosur zyrtarisht që Kevin Dodaj të lejohet të rikthehet në klubin e tij Vllaznia vetëm për katër muajt e pjesës së dytë të sezonit dhe më pas për tu ribashkuar me CSKA-në në Sofje..

Nga sa mësohet, Dodaj e ka pritur mjaft mirë këtë vendim të klubit të tyre, dhe pasi të konsumojë edhe seancën e fundit stërvitore të ditës së sotme me bullgarët fluturon drejt Shqipërisë për të qënë mëngjesin e së premtes në dispozicion të trajnerit Edi Martini në përbërje të grupit kuqeblu. Që do të thotë se Dodaj ka qënë në aktivitet të plotë me klubin e tij duke mos humbur asnjë seancë stërvitore duke qënë i gatshëm për çdo vendim të pritshëm që mund të marrë Martini që në ndeshjen e së dielës përballë Teutës së Durrësit.

Me rikthimin e tij, alternativat e kuqebluve për repartin e sulmit shtohen edhe më tepër duke rritur konkurencën mes lojtarëve të këtij reparti, tashmë edhe me një lojtar më shumë, si Dodaj, që realisht gjatë kohës që luante për Vllazninë, spikaste për depërtimet e tij  mjeshtrore në zonat kundërshtare, duke konkluduar me gola apo asise goli për kolegët e tij.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img