Të premten e pas dy ditëve të 6 shkurtit 2026, në të martën e ardhshme të 10 shkurtit. Ky është kalendari i kuqebluve të Vllaznisë, të cilët po përgatiten për dy transferta radhazi, të cilat janë shumë të rëndësishme për ecurinë e kampionatit të Superiores, por edhe në Kupën e Shqipërisë.
Transferta, këto që do të luhen në harkun kohor të pesë ditëve, ku e para është ajo e Superiores me sfidën që do të luhet të premtem prej orës 13:30 në stadiumin e ri të Vorës për javën e 23-të të kampionatit.
Ndërkohë, që e marta e javës së ardhshme e gjen Vllazninë përsëri në transfertë, por tashmë në një stadium më të largët siç është ai “Adush Muçaj” i Ballshit, ku Vllaznia do të përballet me Bylisin vendas në kuadrin e ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Që do të thotë se Vllaznia tashmë është e përqëndruar në dy fronte, kampionatin kombëtar të Superligës si dhe Kupën e Shqipërisë.
Natyrisht, që pa lënë mënjanë trofeun e Kupës së Shqipërisë, tifozëria shkodrane është e përqëndruar tek kampionati duke kërkuar titullin kampion aq shumë të munguar që prej sezonit futbollistik 2000-2001, i cili ishte edhe titulli i nëntë kampion dhe i fundit kuqeblu që aso kohe drejtoheshin nga trajneri malazez Dervish Haxhiosmanoviç dhe kolegët e tij Esat Rakiqi dhe Ferit Borshi.
E veçanta e atij titulli të fundit ka të bëjë e atë se ka pasur në përbërje të formacionit edhe Edi Martinin, që sot në rolin e trajnerit të kuqebluve ka marrë përsipër të sjellë në Shkodër titullin e dhjetë kampion.
Sipas kalendarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, menjëherë pas transfertës së Vorës, Vllaznia pret në stadiumin “Loro Boriçi”, një rival dhe pretendent të fortë për titullin kampion, siç është Elbasani, i cili në këtë sezon ka shpalosur hapur objektivin e titullit.
Ndeshja në fjalë, e vlefshme për javën e 24-tërt të Superiores, është programuar të luhet me datë 15-të prej orës 16:30.



