Mbrëmjen e së mërkurës së 4 janarit 2026 ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, Nasir Kotrri. Një lajm i trishtë ky për komunitetin shkodran, por që ka të bëjë patjetër edhe për komunitetin e sportit shkodran, pasi përpos se Nasiri është babai i futbollistit kampion të Vllaznisë, Uliks Kotrri, ai ka qënë kontribuar për shumë vite si pjesë e strukturave të Klubit të Futbollit Vllaznia, ndërkohëe që është edhe pjesë e një familje me tradita sportive me disa pjesëtarë të familjes së tij në sportin e atletikës, basketbollit, etj.
Referuar kohës që Nasir Kotrri, ishte pjesë e KF Vllaznia në sektorin e terreneve sportive, shkodranët e mbajmë mend fort mirë, që ai falë njohjeve të tija personale ndikoi aso kohe para viteve ’90-të në ndërtimin e dy tribunave të reja të stadiumit “Loro Boriçi”, asaj përballë dhe anësores, të cilat shërbyen si bazë për rindërtimin e stadiumit të ri që sshtë sot.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Nasir Kotrrit e bën të ditur vete djali i tij, Ulik Kotrri, përmes një postimi në rrjetet sociale:
“Lamtumirë babai im. Faleminderit për çdo gjë që më ke dhënë në këtë jetë. Do jesh i paharruar sa të jem gjallë”.
Veriu Sport i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Kotrri për humbjen e njeriut të dashur të tyre, KF Vllaznia, për humbjen e një ish punonjësi të përkushtuar në sektorin e terreneve sportive.
Gaspër MARKU



