Monday, February 9, 2026

(Intervista) Fatbardh Jera: E dua me zemër trofeun, sepse realisht 25 vite janë shumë pa titull për Vllazninë e Shkodrën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Fatbardh Jera, ish-mbrojtësi i njohur i Vllaznisë i viteve 1980- 90 ka folur së fundmi në mënyrë ekskluzive për “Panorama Sport”. Ish-kampioni i vendit me kuqeblutë ka folur për kampionatin shqiptar deri më tani, duke cilësuar një garë të fortë e të barabartë dhe e tillë do shkojë deri në fund. Shkodrani ndalet në veçanti tek skuadra e tij e zemrës, Vllaznia, duke theksuar rritjen që kanë pasur kuqeblutë në vitin 2026. Duke përmirësuar shumë në mbrojtje e po ashtu duke qenë fituese dhe me futboll të bukur, ku këtë fakt ai i jep merita trajnerit Martini. Ndër të tjera, 65-vjeçari thotë se ky është sezoni ideal që Vllaznia më në fund të rikthejë titullin e aq shumë munguar në Shkodër prej 25 vitesh tashmë.

Jera, si e keni shikuar kampionatin shqiptar deri në këtë pikë të sezonit?

Shoh një kampionat të ekuilibruar si shpesh herë në këto sezonet e fundit. Them se nuk ka diferenca të mëdha mes skuadrave dhe secila mund t’i hapë “punë” njëra-tjetrës në përballjet që kanë. Prandaj shoh garë dhe rivalitet në çdo front, ku ndoshta katër ekipet e para tashmë janë shkëputur disi, megjithëse sërish edhe ata nuk janë 100% të sigurt për “final 4”. Besoj se do kemi garë në çdo front deri në javën e fundit të kampionatit dhe kjo besoj se e bën të paparashikueshëm kampionatin nga java në javë.

Besoni se ky do jetë sezoni i duhur për të kthyer titullin kampion në Shkodër?

E dua me zemër diçka të tillë sepse realisht 25 vite janë shumë pa titull për Vllazninë e Shkodrën. Ka ardhur momenti e sezoni i duhur që titulli të rikthehet e në gjoks të stampohet ylli i parë që do simbolizojë 10 tituj kampion përgjatë historisë së kuqebluve në kampionatin shqiptar. Skuadra i ka mundësitë reale dhe prandaj duhet t’i japë “gaz” në maksimum e të shkojë deri në minutën e fundit për fitimin e kampionatit.

Endri ÇINARI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img