Monday, February 9, 2026

(Video) Presidenti i KFF Vllaznia Lazër Matija, prezanton blerjet e reja: Erika Cartaman(Paraguaj) dhe Candela Gonzalez(Spanjë). Optimist për kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Klubi i Futbollit Femra Vllaznia ka forcuar skuadrën edhe me dy futbolliste të reja. Futbolliste këto që vijnë nga Uruguaj dhe Spanja.

Prezantimin e tyre e ka bërë Presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija, i cili vlerësoi cilësitë e dy futbollisteve të reja duke pasur besim se do të jenë një mbështetje e rëndësishme për ecurinë e skuadrës në vazhdim.

Konkretisht, gjatë prezantimit të tyre, Matija theksoi se lojtarja me numër 30 Erika Cartaman, është futbolliste e kombëtares së Paraguajt, e cila luan në pozicionin e sulmueses qëndore, ndërkohë që futbollistja me numër 6 Candela Gonzalez me pozicion në repartin e mesfushës, vjen nga Spanja, e cila më herët ka luajtur me sukses edhe në Amerikë.

Sipas presidentit Matija, dy futbollistet në fjalë tashmë janë pjesë zyrtare e skuadrës dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Nikolin Leka që prej ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Teutës së Durrësit, si dhe vazhdim të kampionatit.

Gjatë prezantimit të lojtareve të reja, presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija, ka folur edhe për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, të cilën Vllaznia e humbi në transfertë me Teutën 2-1. Sipas tij, rezultati nuk ishte i drejtë, pasi Vllaznia prezantoi një ndeshje të mirë duke dominuar gjatë të gjithë ndeshjes.

Megjithatë, edhe sfida e parë gjysmëfinale është mbyllur me fitoren e Teutës 2-1, ajo që vendos për skuadrën që shkon në finale, është ndeshja e kthimit, e cila luhet të dielën e 8 shkurtit në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 14:00.

Për presidentin Matija, Vllaznia është e mobilizuar për ta kaluar me sukses këtë ndeshje të dytë gjysmëfinale dhe pastaj në finale të fitojë edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

(Video) Prezantimin e dy futbollisteve të reja të Vllaznisë si dhe prononcimin e plotë të presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Mastija, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img