Monday, February 9, 2026

Kategoria e Parë-Barazim pa gola në Peshkopi. Korabi i “mesit të artë” të renditjes, ndal Skënderbeun kryesues

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skënderbeu mori një barazim pa gola në Peshkopi, ku ndan nga një pikë me ekipin e Korabit në një barazim që u ndikua nga disa faktorë.

Në mënyrë të veçantë terreni i rënduar e bëri të vështirë zhvillimin normal të lojës dhe ndikoi dukshëm në cilësinë e aksioneve.

Pjesa e parë u karakterizua në përgjithësi nga raste më të pastra për Skënderbeun, i cili iu afrua disa herë golit me anë të Vangjelit, Gjinit dhe Gjumsit.

Megjithatë, forma e mirë e portierit Mehidri bëri që porta e Korabit të mbetej e paprekur,duke ruajtur ekuilibrin e rezultatit.

Në pjesën e dytë, sidomos pas aktivizimit të Nasr, loja foli më shumë për Skënderbeun.

Korçarët shtuan presionin dhe kontrolluan ritmin e ndeshjes, duke krijuar disa raste të rrezikshme veçanërisht në minutat e fundit të shtesës, ku fati nuk ishte në anën e tyre.

Ndeshja pati edhe një moment të diskutueshëm pas një pretendimi të Skënderbeut për një penallti, por gjyqtarja Emanuela Rusta e vlerësoi të pavlefshëm rastin dhe nuk drejtoi lojën nga pika e bardhë.

Me këtë barazim Skënderbeu mbetet në krye të renditjes me 48 pikë, por i jep mundësinë Laçit të afrohet edhe më shumë në garën për vendin e parë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img