Monday, February 9, 2026

Elmando Gjini dhe Sherif Kallaku nga Vllaznia në formacionin më të mire, Java e 23-të “Abissnet Superiore”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 23-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës.

Formacioni i javës është ndërtuar sipas skemës 1-4-3-2-1.

Në portë është përzgjedhur Mario Dajsinani (Egnatia), i cili ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, duke e mbajtur portën të paprekur.

Mbrojtja përbëhet nga Paulo Buxhelaj (Partizani), Elmando Gjini (Vllaznia), Bruno Lulaj (AF Elbasani) dhe Usni Ismaili (Dinamo City).

Në mesfushë janë përzgjedhur Sherif Kallaku (Vllaznia), Albano Aleksi (Egnatia) dhe Serxho Vogli (Tirana).

Në repartin ofensiv, Rowan Human (Partizani) dhe Insa Boye (AF Elbasani) mbështesin në majën e sulmit Rrok Toma (Partizani). Të tre lojtarët ishin vendimtarë për skuadrat e tyre dhe gjetën rrugën e rrjetës.

Trajner i Javës është përzgjedhur Oltijon Kërnaja (Partizani). Të kuqtë u rikthyen te fitorja në kampionat në një ndeshje të fituar me përmbysje, duke reflektuar qartë punën dhe idetë e stafit teknik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img