Monday, February 9, 2026

(Video) Shiroka shpartallon Adriatikun 9-0. Spikat Dulaj me tregolësh, dhe Vucaj me Ogungbire dygolësh. Barazimi i rivalëve, Sopoti-Besëlidhja 1-1, ngushton në 1 pikë diferencen me Sopotin e vendit të dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

KF Shiroka-Adriatiku 9-0

(Shënues: Elidon Dulaj 18’, 28’, 54’, Erjon Vucaj 18’, 66’, Gabriel Ogungbire 71’, 89’, Xhuljan Kapllanaj 72’, Bilant Hasaj 76’)  

KF Shiroka-Adriatiku 9-0. Ky është rezultati i regjistruar pasditen e djeshme në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, ku shirokasit e drejtuar nga trajneri italian Emiliano Bonazzoli shpartalluan skuadrën kundërshtare.

Sfida e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Dytë, grupi A, ka prezantuar një Shirokë të mirëorganizuar në të gjitha hallkat e lojës duke lënë prapa atë humbje të pësuar javën e kaluar në transfertë me Luzin 2008.

Ndër nëntë golat e shënuar në “Reshit Rusi”, katër në pjesën e parë dhe pesë në të dytën, kanë për autor Elidon Dulaj i cili tundi tre herë portën kundërshtare të portjerit Spahu, ndërkohë që nuk mbeten prapa edhe kapiteni Erjon Vucaj dhe sulmuesi Gabriel Ogungbire me nga dy të tillë, për të vijuar me të rinjtë Xhuljan Kapllana dhe Bilant Hasaj me nga një.

Një fitore kjo, që vjen në një javë që dy rivalët e kreut të tabelës së klasifikimit, Besëlidhja dhe Sopoti janë përballur së bashku, ku ndeshja e luajtur në stadiumin e Librazhdit është mbyllur në barazim 1 me 1.

Barazim ky që shkon në favorin e Shirokës, e cila me tre pikët e marra ndaj Adriatikut, tashmë e ka ngushtuar diferencen me Sopotin e vendit të dy dytë në vetëm një pikë, ndërkohë që me Besëlidhjen e vendit të katërt, diferenca është në katër.Për javën e 14-të, e treta e fazës së parë, Shiroka do të luajë në transfertën e Koplikut për derbin e qarkut Shkodër duke pasur përba Veleçikun vendas.

(Video) Pamje nga ndeshja KF Shiroka-Adriatiku 9-0, si dhe prononcimet e trajnerit italian të Shirokës, Emiliano Bonazzoli si dhe zv.kapitenin e Shirokës, Oltion Drabeja, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img