Monday, February 9, 2026

(Video) Vllaznia futboll femra, eleminohet nga Kupa e Shqipërisë. Pas humbjes 2-1 të ndeshjes së parë në “Niko Dovana”, Teuta fiton 2-1 edhe në “Loro Boriçi” dhe shkon në finale

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Teuta  1-2(Shënuese: Megi Doçi 73’(p)/Da Silva Matos 42’, 76’)

Vllaznia e futbollit femra e ka mbyllur konkurimin në Kupën e Shqipërisë, ku edhe pse në kampin kuqeblu kishte entuziasëm për ta fituar trofeun e këtij sezoni, skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe kolegja e tij Paula Jaku është eleminuar në turin gjysmëfinale nga Teuta e Durrësit.

Kanë qënë dy fitore radhazi për skuadrën durrsake të drejtuar nga trajneri Arjan Sheta, e para javën e kaluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit me rezultatin 2 me 1 dhe e dyta pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” me të njëjtin rezultat, 1 me 2.

Referuar ballaafqimit të sotëm, pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e mikeshave nga Durrësi me rezultatin 0-1, me gol të shënuar nga Da Silva Matos në minutën e 42’.

Në 45 minutat e dyta, Vllaznia shtoi presionin në portën kundërshtare duke arritur të fitojë një penallti në minutën e 73-të, të cilën e shndërroi në gol kapitenia Megi Doçi.

Barazim 1-1 duke shtuar entuziasmin në kampin kuqeblu për të shënuar edhe një tjetër dhe ta çojnë ndeshjen në shtesë, por Teuta nuk fal, dhe në një kundrasulm model është futb ollistja më e mirë e tyre Da Silva Matos që në minutën e 76-të tund për herë të dytë rrjetën e Vllaznisë në këtë ndeshje duke i rikthyer avantazhin bregdetareve durrsake.

Vllaznia bën përpjekje maksimale për të gjetur gola të tjerë në portën mike, por vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit kryesor Bylikbashi fikson shifrat 1 me 2 për Teutën, e cila pas dy fitoreve radhazi me të njëjtin rezultat, fillimisht në Durrës dhe më pas në Shkodër kualifikohet në finale e Kupës së Shqipërisë.

(Video) Pamje nga gjysmëfinalja e dytë Kupës Shqipërisë futboll femra, Vllaznia-Teuta 1-2. Teuta kualifikohet në finale.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img