Tuesday, February 10, 2026

Kritika për sistemin VAR, në Serie A ka reagime të trajnerëve ndaj arbitrave. Më i pakënaquri Spalletti

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dizenjatori Rocchi ka dashur të takojë trajnerët para nisjes së kampionatit. Klubi bardhezi kërkon qartësi për disa episode vendimtare.

Krisja është shumë e qartë tashmë. Mes trajnerëve dhe arbitrave në Itali tensioni rritet nga dita në ditë. Argumenti është gjithmonë VAR-i, ose më mirë përdorimi i tij. Teknologjia duhej të shërbente për më shumë qartësi, por nuk po arrin t’i dakordësojë të gjithë.

Për këtë arsye, dizenjatori Rocchi deshi të takonte trajnerët e Serie A para kampionatit, për të diskutuar në lidhje me këtë argument. Nuk u bë takimi për arsye të ndryshme. Ndoshta mund të bëhet në fund të marsit, kur të jetë pauza e Play-off-it.

Në javët e fundit ka pasur përplasje evidente. De Rossi, Gasperini dhe Spalletti kanë pasur kërkesa të qarta pas episodeve kontroverse. Penalltia e Napolit kundër Genoa solli shpërthimin e De Rossi-t, që gjeti aleat Gasperinin.

Spalletti hapi debatin lidhur me profesionalizmin arbitral. Juventusi ka mbajtur qëndrim kundër arbitrave, duke i mëshuar faktit se po bëjnë shumë gabime dhe po e penalizojnë këtë klub në garën e Championsit. Trajneri Spalletti kërkon të ketë një përdorim më të qartë të VAR-it.

Klubi bardhezi ndihet i penalizuar, duke iu referuar disa episodeve vendimtare. I fundit ka të bëjë me penalltinë e padhënë kundër Lazio, për faullin e Gila ndaj Cabal. Por kjo është vetëm pika që po derdh gotën, që ka filluar të mbushet që nga faulli me dorë i Joao Mario kundër Verona-s, i ndëshkuar me një penallti bujare. Pastaj sërish ndaj Lazio, në ”Olimpico”, ku faulli i Gila ndaj Conceiçao nuk u pa.

Për këto episode dhe të tjerë Juventusi kërkon qartësi. Këtë qartësi në fakt e kërkojnë të gjithë trajnerët dhe lojtarët në kampionat. Kërkesa e Juventusit për Aia është vetëm të shpjegojë disa qëndrime, gjithmonë nëpërmjet dialogut. Me kalimin e javëve pikët peshojnë më shumë dhe vendosin për Championsin, ndaj dhe duhen reduktuar gabimet.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img