Skuadra e Partizanit ia ka dalë të marrë fitore të vyer 0-1 në transfertë ndaj Elbasanit, duel i vlefshëm për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Oltijon Kërnaja.
“Kemi familjarë, duhet ta bësh ndeshjen ”mute”. Është turp që 5 mijë tifozë të shajnë një trajner. Me raste me portë bosh dhe vetëm për vetëm me portierin, mund të kishim fituar 3-0 ose 4-0 që në pjesën e parë. Kundërshtari s’ka pasur raste.
Kërkonim thellësinë me Human, kërkonim shumë me atë në zonë. Dy herë shërbeu. Herën tjetër nxorri Sidibe, i cili nxorri një aksion të rrjedhshëm. Është një nga lojtarët që vrapon më shumë në Shqipëri, i dimë cilësitë e tij edhe në momentin që zbret poshtë. Ai fitonte superioritetin numerik. Bytyçi bëri një ndeshje shumë të mirë gjithashtu, duke fituar pothuajse çdo dyluftim.
Të gjithë djemtë dhanë maksimumin. Bënë një ndeshje shumë të mirë para 4 ditësh në Ballsh, edhe sot po ashtu. Bytyçi vendosi në vështirësi sulmuesin e tyre kryesor. I përgëzoj djemtë shpresoj që të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e tjera që do të kemi në vazhdim.
Kjo falë edhe stafit tonë që kishim organizuar mirë gjithçka. Na mjaftonte vetëm Toma për të bërë presing, të sakrifikonte pak. Në pjesën difensive duke qenë se Elbasani ka lojtarë të shpejtë, mendova t’na ndihmonin Sidibe dhe Isgandarli. Të gjithë komplimentojnë komplimente, edhe ata që s’kanë luajtur dhe të dëmtuarit. Ata do të rikthehen dhe Partizani do të ecë shumë përpara.
Ishte si kundërpërgjigje, duke parë se Elbasani në linjën e fundit të mbrojtjes futi dy lojtarë që s’janë mbrojtësa. Kasa është lojtar që merret me topin dhe na duheshin dy sulmues. Menduam që mos të merrnim vetëm barazim që e kishim në dorë, por edhe të fitonim. Nuk u fut vetëm Skuka dhe Keko, por edhe Shabani që është sulmues qendror.
Energji për derbin? Ky ekip është agresiv në të gjitha ndeshjet, vrapojnë pafund. Kemi energji edhe për derbin, do futemi për ta fituar sepse këta djem janë burra. Unë flas me superlativa, sepse e di maksimumin që ka ky ekip. Kemi ardhur nga një situatë shumë e vështirë, me vetëm 1 gol me penallti dhe 1 autogol, 4 pikë. Sot ekipi ka volum dhe dëshirë, djemtë kanë dhënë maksimumin”, tha Kërnaja.



