Një hap i shumëpritur dhe simbolik është bërë realitet në impiantin kryesor sportiv të qytetit. Pas 10 vitesh nga ndërtimi i stadiumit të Shkodrës, emri “Loro Boriçi” tashmë është vendosur në hyrjen kryesore, duke i dhënë stadiumit identitetin që meriton.
Kryetari i Bashkisë Shkodër ka qënë vetë present gjatë proçesit të vendosjes së emrit të stadiumit, ndërkohë që u shpreh se vendosja e emrit vjen pas disa ndërhyrjesh të realizuara në këtë impiant dhe në mjedise të tjera sportive, si pjesë e vëmendjes së shtuar ndaj infrastrukturës sportive në qytet. Ky gjest, megjithëse simbolik, mbart një peshë të veçantë për shtëpinë e futbollit dhe për KF Vllaznia Shkodër, duke respektuar historinë dhe figurat që kanë lënë gjurmë në sportin shkodran.
Ky moment, sipas kryebashkiakut Benet Beci, i vemendjes së shtuar ndaj infrastrukturës sportive e në mënyrë të veçantë stadiumit, le të shërbejë edhe si ogur i mirë për shpalljen e Vllaznisë kampione këtë vit.
Në kuadër të frymës festive të 107-vjetorit të Vllaznisë, është bërë edhe një thirrje për tifozët dhe komunitetin sportiv: të propozojnë që katër tribunat e stadiumit të mbajnë emrat e kolosëve të futbollit shkodran. Propozimet pritet t’i paraqiten së shpejti Këshillit Bashkiak për miratim.
(Video) Pamje nga proçesi i punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”, vendosja e pllakatës me emrin Loro Boriçi” në hyrje të stadiumit dhe prononcimi i kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci.



