Saturday, February 14, 2026

Kampionia në fuqi Egnatia, ndalet në Vorë. Barazim 1-1 për Javën e 24-të, Abissnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia e Rrogozhinës vazhdon të lëshojë pikë nga java në javë. Kampionët në fuqi të Superiores së futbollit shqiptar luajtën sot në transfertë përballë Vorës për javën e 24-të, ku, edhe pse shënuan të parët, u barazuan në fund nga vendasit duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin e barabartë, 1-1.

Takimi nisi më mirë për miqtë nga Rrogozhina, teksa ishte Fernando me një ‘panenka’ nga pika e bardhë e 11 metërshit që kaloi Egnatian në epërsi.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe patën shanset e tyre, por goli i barazimit erdhi vetëm tre minuta para fundit të ndeshjes me autor Irgi Kasallën. Në fund dy skuadrat ndanë nga një pikë, që më shumë vlerë ka për Vorën.

Në këtë mënyrë, me barazimin e marrë në shtëpi, vorakët i kanë dhënë një asist Vllaznisë për t’u shkëputur në krye të klasifikimit, ndërsa përballë do kenë AF Elbasanin të dielën në ‘Loro Boriçi’. Në rast se AF Elbasani do fitonte, do kishim një barazim në krye të renditjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img