Sunday, February 15, 2026

Prag Asambleja zgjedhore e FSHF-së, pas 16 vitesh anëtar i KE të FSHF-së, Abdyl Kuriu, tërhiqet nga gara për anëtar të Komitetit Ekzekutiv

Lexo

- Reklamë -spot_img

Të dashur miq dhe dashamirës të futbollit.

Dua t’ju informoj se kam vendosur të tërhiqem nga gara për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Pas 16 viteve angazhimi në këtë përgjegjësi, e marr këtë vendim me qetësi dhe me bindjen se kam dhënë më të mirën time në shërbim të futbollit shqiptar, duke kontribuar me përkushtim, korrektësi dhe frymë bashkëpunimi.

Falenderoj të gjithë ata me të cilët kam punuar ndër vite, kolegët në FSHF, drejtuesit e klubeve dhe shoqatave, trajnerët për mbështetjen dhe respektin.

I uroj Presidentit Duka suksese ne drejtimin e FSHF dhe shpreh vlerësim për të gjithë kandidatët për anëtar të K.E, me besim se puna për zhvillimin e futbollit do vijojë me seriozitet dhe vizion.

Do vazhdoj të jem i lidhur me futbollin dhe i gatshëm të kontribuoj me përvojën time, në çdo rol ku mund të jem i dobishëm për komunitetin sportiv.

Me respekt,

Dyli

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img