Ballina Futboll Nuhiu: “Djemtë dhanë maksimumin, në futboll duhet të kesh edhe fat. Nuk...

Nuhiu: “Djemtë dhanë maksimumin, në futboll duhet të kesh edhe fat. Nuk e merituam këtë humbje”

Partizani ka triumfuar përballë Tiranës në derbin e kryeqytetit të vlefshem për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, u mbyll 2-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Ardian Nuhiu.

“Nëse do të riniste ndeshja, do të kërkoja që në fazën finale jo vetëm të posedonim topin, por edhe të sulmonim. Duhet të shfrytëzonim Ndong, në krahun e majtë. Vazhduam me posedimin, në pjesën e parë Voglin po e kërkoja pas linjave të fushës së kundërshtarit. Gabime të shumta, Partizani shfrytëzoi kundërsulmet dhe na sulmuan. Pjesa e dytë foli për ne, pavarësisht fushës. Djemtë dhanë maksimumin, në futboll duhet të kesh edhe fat, krijuam mjaftueshëm dhe s’e merituam këtë humbje, sidomos në pjesën e dytë kur bëmë edhe ndeshje të mirë.

Lleshi – Cortes, ndryshimi? Cortes kishte një dëmtim dhe e përgatitëm për këtë ndeshje. Kur mori edhe kartonin, menduam që të mos rrezikonim. Ai nuk kishte as freski. Lleshi para 2 ditësh më ankoi kokën dhe e kisha me siklet që të ishte titullar, por me hyrjen e tij u stabilizuam në mbrojtje, kishim posedimin me shumë vështirësi, aq sa na la fusha. Krijuam mjaftueshëm për të ndryshuar rezultatin.

Unë mendoj që e humbëm topin në mesfushë, Human bëri mirë. Rafës i kishim kërkuar që ta mbyllte. Derbi i dytë radhazi që humbet, a shoh gjëra pozitive? Nuk duhet të mërzitemi me këtë humbje, kampionati është i hapur. Është e rëndësishme që kemi skuadër të fortë dhe futbollistë kualitativë. Në fundjavë na pret ndeshja tjetër, futbollistët të jenë me kokën lart. Në kampionat do të bëjmë më mirë”, tha Nuhiu.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu