Vllaznia-Teuta 83-88 (19-29, 22-22, 20-20, 22-17)
Gjyqtar: Ani Balliu, Vjoresin Ndreu dhe Ardi Ndoj
Çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, Vllaznia-Teuta, është mbyllur me fitoren e skuadrës durrsake me rezultatin 83-88.
Një ndeshje që realisht nuk nisi aspak mirë për Vllazninë, e cila ndryshe nga ndeshjet e mëparshme që realizonte plot 11-fitore radhazi, këtë here, falë edhe mungesës së 2-3 titullarëve me peshë, nuk ishte në ditën e saj më të mirë.
Periodën e pare, Vllaznia e humbi me dhjetë pikë diference(19-29), përmirësohet në periodën e dytë teksa barazon 22-22 duke lënë durrsakët të kryesojnë pjesën e parë me shifrat 41-51.
Perioda e tretë e ndeshjes është fotokopje e së dytës duke u mbyllur në barazim 20 me 20 me durrsakët që vazhdojnë kryesojnë me plus dhjetë pikë.
Dhjetë minutat e periodës së katërt dhe të fundit të krejt ndeshjes prezantojnë në fushën e lojës një Vllazni më të forte, e cila avancon duke e ngushtuar diferencen e disavantazhit deri në dy pikë.
Në kulmin e lojës së saj, gjyqtarët ndëshkojnë shtatlartin Klajd Kiri me pesë gabime personale duke e dobësuar dukshëm lojën e Vllaznisë në luftën e tabeles.
Vendim që kontestohet nga stafi kuqeblu, ashtu siç kontestohen edhe disa figura të tjera në dëm të kuqebluve, për të mbërritur kulmin në minutën e fundit të krejt ndeshjes.
Vllaznia i rrëmben një top kundërshtarit në mesin e fushën, dhe teksa nisin kundrasulmin e tyre, vjen një vërshëllimë nga ana e arbitrit Vioresin Ndreu duke e argumentuar se topi është marrë në zotërim nga Hibbitt pa kaluar gjysmëfushën e vet, çka sipas rregullores është faull.
Reagimi i Vllaznisë për këtë rast është në ekstrem. Tekniku Eni Llazani me dy kolegët e tij Antonio Shabani dhe Roni Gjeçaj, vetë basketbollistët kuqeblu, por edhe presidenti Sokol Dibra, kërkojnë sqarime nga trupa gjykuese dhe delegati i ndeshjes duke qënë të bindur se vendimi i arbitrit është i gabuar.
Loja ndalet për disa minuta, ndërkohë që për të bindur treshen e gjykuese, stafi kuqeblu, i servir arbitrave edhe pamjet filmike të portalit Veriu Sport, i cili po transmetone live takimin në fjalë.
Ishte një moment deçiziv, i cili mund të ndryshonte fatet e takimit për skuadrën kuqeblu, por që akordimi i faullës në dëm të Vllaznisë prishi gjithçka. Gjithësesi, loja vazhdon me atë vendim që gjyqtaria kishte marrë duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Teutës, skuadër e cila kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Në interes të publikut, dy kampeve përkatëse, trupës gjykuese dhe specialistëve përkatës, Veriu Sport ju sjellë pamje filmike nga pjesa e dytë të kësaj ndeshje, si dhe një foto të fiksuar në momentin e pasimit për basketbollistin e Vllaznisë Hibiitt, duke iu lëvë juve ta gjykoni dhe komenti vetë rastin në fjalë.
(Video) Vllaznia-Teuta 83-88(Çerekfinalja-Kupa e Shqipërisë). Pjesa e dytë, transmetim me koment nga Veriu Sport.
Gaspër MARKU



