Friday, February 20, 2026

Me superduelin Egnatia – Dinamo City, nis sot(e premte) Java e 25-të“Abissnet Superiore”. Takimet e tjera, nesër dhe pasnesër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore” nis sot(e premte) me superduelin Egnatia – Dinamo City, që do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” në orën 19:00. Një përballje direkte ku të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren dhe pritet të dhurojnë një sfidë me ritëm e rivalitet.

Të shtunën janë programuar dy ndeshje që do të luhen në orën 13:30. AF Elbasani do të përballet me Vorën në stadiumin “KF Vora”, ku verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja pas disfatës me Vllazninë.

Ndërkohë kryesuesit e kampionatit, Vllaznia, do të luajnë në transfertë ndaj Bylisit në stadiumin “Adush Muçaj”, me shkodranët që synojnë fitoren e tetë radhazi për të forcuar pozitat në krye.

Java mbyllet të dielën me dy takimet e fundit. Në orën 13:30, Tirana pret Teutën në stadiumin “Selman Stermasi”, ku bardheblutë kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes në derbi, ndërsa durrsakët synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Në orën 16:30 luhet edhe sfida Flamurtari – Partizanit në stadiumin “Flamurtari”, një përballje që pritet të jetë e luftuar pasi të dy ekipet synojnë maksimumin.

Kalendari i javës së 25-të të “Abissnet Superiore”

Sot

Egnatia – Dinamo City, 20.02.2026 19:00 Stadiumi “Arena Egnatia”

Nesër

AF Elbasani – FK Vora, 21.02.2026 13:30 Stadiumi “KF Vora”

Bylis – Vllaznia, 21.02.2026 13:30 Stadiumi “Adush Muçaj”

Pasnesër

Tirana – Teuta, 22.02.2026 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”

Flamurtari – Partizani, 22.02.2026 16:30 Stadiumi “Flamurtari”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img