Friday, February 20, 2026

Vllaznia – Partizani, kryesfida e javës së 11-të të Superligës së Futbollit Femra(Të shtunën, ora 14:30, në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 11-të e kampionatit të vajzave nis sot, duke premtuar katër sfida interesante dhe emocionuese. Sfida hapëse e kësaj jave do të zhvillohet më 20 shkurt, ku Kinostudio do të përballet me Atletik Klub në Kamëz në ora 15:00.

E shtuna do të presë dy sfida të tjera mjaft të rëndësishme për ecurinë e kampionatit, ku kryendeshja e kësaj jave pritet të jetë, ajo Vllaznia-Partizani.

Ndeshja në fjalë, e cila është planifikuar të luhet në stadiumin “Reshit Rusi” prej orës 14:30, pritet të jetë një autokritikë e vajzave kuqeblu pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë.

Futbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka, kërkojnë të vazhdojnë me ecurinë pozitive drejt titullit të radhës kampion ndërsa Partizani do të marrë tre pikët e para në këtë fazë të dytë të kampionatit.

Nga ana tjetër, në të njëjtën orë do të zhvillohet takimi Egnatia – Teuta. Durrsaket e kanë nisur mjaft mirë fazën e dytë pas fitores së thellë ndaj Lushnjes dhe duan të vijojnë me të njëjtin ritëm.

Sfida Lushnja – Gramshi do të mbyllë javën e 11-të, me sfidën që do të luhet të dielën në ora 14:30.

Kalendari i javës së 11-të të Superligës së futbollit të vajzave

Sot

Kinostudio – Atletik Klub, 20 shkurt, ora 15:00

Nesër

Vllaznia – Partizani, 21 shkurt, ora 14:30

Egnatia – Teuta, 21 shkurt, ora 14:30

Pasnesër

Lushnja – Gramshi, 22 shkurt, ora 14:30

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img