Friday, February 20, 2026

Vjen qetësia te Egnatia, rrogozhinasit i falen golit të Rodriges në shtesë, mundin Dinamon 1-0. Vetëm dy 2 pikë larg Vllaznisë që luan nesër ndaj Bylis në transfertë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia-Dinamo 1-0(Shënues: Rodriges 90+2’)

Egnatia:Dajsinani,Adjesa,Aliev,Poçi,Aleksi,Fernando,Xhemajli,Jaime,Kryeziu,Fangaj,Ruçi Trajner:Edlir Tetova

Dinamo:Teqja,Ismaili,Ferreira,Gudjabi,Guindo,Bregu,Qefalija,Dita,Berisha,Aliji,Neziri Trajner:Ilir Daja

Gjyqtarë:Enea Jorgji(Elbasan),Erind Burgu(Fushë-Krujë),Rexhino Mersinasi(Durrës),Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Florjan Lata(Durrës) Avar:Erjon Bastari(Tiranë) Delegat:Bujar Pregja(Tiranë) Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)

Afonso Rodrigues është “heroi” i Egnatias, pasi goli i tij shënuar në shtesë i dha fitoren rrogozhinasve në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme ndaj Dinamos.

Përballja në stadiumin “Arena Egnatia” e vlefshme për javën e 25-të në Abisnet Superiore prezantonte dy skuadra që kishin objektiv vetëm fitoren.

Ndeshja nisi e qetë dhe me raste të pakta në të dyja portat ndërsa fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura,teksa edhe pjesa e dytë ishte me të njëjtën tablo.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim erdhi edhe goli që vulosi takimin,ku në minutën e 92-të ishte afrimi i merkatos Rodriges,i cili shënoi golin e vetëm duke bërë që të shpërthejë festa te vendasit.

Tre pikë të arta këto për Egnatian që e rikthejnë Egnatian në garë për kreun e renditjes, kur për momentin, diferenca me Vllazninë kryesuese është vetëm në dy pikë, por që në arst fitoreje të kuaqebluve në transfertën e nesërme në Ballsh mbetet përsëri në pesë pikë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img