E nisur mbrëmjen e djeshme me takimin Egnatia – Dinamo City, përballje e cila u mbyll me fitoren e rrogozhinasve 1-0, java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore” vijon sot me dy duele të tjera po aq interesante.
Në orën 13:30, Bylisi me problemet e mbijeteses, pret në stadiumin “Adush Muçaj”, shkodranët kryesues të kampionatit, me Vllazninë që kërkon fitoren e tetë radhazi për të forcuar pozitat në krye të renditjes.
Po sot, në orën 13:30, AF Elbasani do të përballet me Vorën në stadiumin “KF Vora”, ku verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja pas disfatës me Vllazninë.
Dy takimet e fundit të kësaj luhen ditën e dielë. Në orën 13:30, Tirana pret Teutën në stadiumin “Selman Stermasi”, ku bardheblutë kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes në derbi, ndërsa durrsakët synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Ndërkohë, që në orën 16:30 luhet edhe sfida Flamurtari – Partizanit në stadiumin “Flamurtari”, një përballje që pritet të jetë e luftuar pasi të dy ekipet synojnë maksimumin.
Kalendari i javës së 25-të të “Abissnet Superiore”
Dje
Egnatia – Dinamo City, 1-0
Sot
Bylis – Vllaznia, 13:30
AF Elbasani – FK Vora, 13:30
Nesër
Tirana – Teuta, 22.02.2026 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”
Flamurtari – Partizani, 22.02.2026 16:30 Stadiumi “Flamurtari”


