Saturday, February 21, 2026

Josa: “Sot na bënte punë vetëm 3 pikëshi. Jam i kënaqur ndaj një Vllaznie të tillë”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bylisi mori një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1 duke i shkaktuar humbjen e parë pas 9 ndeshjesh vetëm fitore. Pas kësaj fitoreje spektakolare ka folur trajneri Mirel Josa:

“Të them të drejtën, sot na bënte punë trepikëshi. Duhet të kapim pjesët e lojës apo fazat të cilat kishte raste që i interpretuam mirë e jo. Sidomos në pjesën e parë, na u zhvilluan dy probleme gjatë pjesës së parë si me Oforin, edhe Brunon. Por çfarë të themi, do të jemi hipokritë nëse s’themi që jam i kënaqur që u fitua ndeshja me një Vllazni në një formë të tillë.

Ne duhej të kishim zonat boshe, në krah të majtë, kur spostohej loja, të kishim ne zotërimin e topit, të ishim më të hapur që të godisnim zonat e kundërshtarit. Këto zona nuk goditen vetëm me lojtarin i cili është anësor sulmi, që ishte Petro. Por këto zona goditen me lëvizjen e sulmuesit dhe duke kaluar topi linjat, nuk e bëmë në pjesën e parë. Bruno nuk ishte në formë fizike, i kishim dhënë udhëzime që të mos dilte shumë në të majtën, më shumë udhëzime për të dalë kishte Kamara.

Pak në krahun e djathtë pashë dobësi të Vllaznia, Por krahu tjetër i Vllaznisë, për mendimin tim ishte rikuperuar plotësisht me Jagon dhe lojtarin e qendrës. Vllaznia ndërroi sistem loje në pjesën e dytë. Kam mendimin që duhej të shtynim shumë më tepër me qendrat e mesfushës që e bëmë në pjesën e dytë. Por kjo erdhi në mënyrë spontante pasi të dy lojtarët na u deklaruan të dëmtuar dhe kjo ishte pse futëm Stoilov të luante, se e dimë që zhvillimi i lojës së tij është më i mirë. Mos harrojmë kontributin që dha Përgjoni për rastet e qetësisë dhe mbajtjen e topit, edhe pse e kemi futur në rolin si 10-sh që mua nuk më pëlqen”, tha Josa për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img