Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Vorës, duke triumfuar 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ivan Gvozdenovic.
“Hera e parë që vij këtu, stadiumi shumë i bukur, dhomat perfekte. I uroj suksese Vorës. Ishte një javë e keqe për ne për rezultatin pasi fitoi Vllaznia 2-1. Por sot me një fitore shumë të rëndësishme, jemi afër. Deri në maj, do të shkojë luftë kampionati, si për pjesën sipër edhe atë poshtë të tabelës. Çunat bënë mirë, por jemi të kënaqur me pikët.
Te goli i Vorës ishim në ekuilibër, por Kasalla ishte anash, Lila ishte afër. Një cilësor si Kasalla mund të driblojë lojtarë, bëri driblim dhe finalizim shumë të mirë. Ndoshta ishte gabimi te mbrojtësi ynë, mund të rrinte më afër dhe të reagonte më mirë.
Samuel u aktivizuar edhe përballë Shkodrës, është me eksperiencë edhe pse është 21-vjeçar. Ka eksperiencë në Kroaci, Ukrainë, është lojtar interesant. Sot ai bëri mirë, si Ze Gomes, Arsen Lleshi. Jam i kënaqur me Samuel dhe doli mirë, patjetër.
Nuk kishim shumë alternativa nga pankina, kisha afrikë të bëja zëvendësime shpejt. Sot kishim 95 minuta, ishim menduar mirë për të menaxhuar situatën dhe nëse bënim ndërrimet e duhura.
Pësimi i golit? Një gabim individual, por kur ishim në ekuilibër mbrapa erdhi goli. Çdo javë kemi presion, çdo skuadër do të fitojë ndeshjen. Gabimi më i vogël mund të na ndëshkojë”, tha Gvozdenovic.



