Vllaznia U15-Apollo 2016, (4-0)
Shënues: Arlen Kruja 8’, Aldis Kjazi në minutën e 18-të dhe të 42-të, si dhe Jurgen Gjeloshi në minutën e 64-tërt.
Formacioni i Vllaznisë: Besardo Ndoj, Roben Kastrati, Jurgen Gjeloshi, Maldis Boshnjaku, Aldis Kjasi, Ensar Ademi, Petar Iriç, Endri Demaj, Arlen Kruja, Nehar Dani, Ajdi Lumanaj(U aktivizuan: Stiven Juka, Joris Golemi, Florin Muça, Ledjan Kapllanaj). Trajner: Valdano Nimani
Java e parafundit të fazës së dytë për Supeërligën e moshave ka përballur në Shkodër, Vllaznia U15 dhe ekipi fierak, Apollo 2016. Sfida e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” është mbyllur me rezultatin e thellë në favor të Vllaznisë 4 me 0.
Për skuadrën kuqeblu të drejtuar nga trajneri Valdano Nimani, golat u shënuan nga Arlen Kruja në minutën e tetë, Aldis Kjazi në minutën e 18-të dhe të 42-të, si dhe Jurgen Gjeloshi në minutën e 64-tërt.
Me këtë fitore, Vllaznia U15 vazhdon të jetë në treshen e më të mirëve të kampionatit duke pritur javën e fundit të fazës së dytë me transfertën korçare.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri i Vllaznisë U15, Valdano Ninami, është shprehur se përqëndrimi kryesor i stafit të janë lojrat e mira të skuadrës, por natyrshëm duke parë rezultatet pozitive, synohet, pse jo edhe titulli kampion.
Për javën e fundit, të fazës së dytë, Vllaznia U-15 udhëton në Korçë për transfertën me ekipin e Skënderbeut duke qënë e pozicionuar në vendin e tretë, dhe më pas është në pritje të fillimit të garës së fazës finale ku do të luftohet për titullin kampion, objektiv i cili është deklaruar edhe nga ekipi i 15-vjeçarëve kuqeblu.
(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia U15-Apollo 2016, U15(4-0), si dhe prononcimi i trajnerit të Vllaznisë U15, Valdano Nimani.
Gaspër MARKU


