Sunday, February 22, 2026

Mbyllet java e 23-të e Kategorisë së Parë, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Kastrioti & Iliria

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 23-të e kampionatit të Kategorisë së Parë u luajt të shtunën dhe të dielën.

Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Kukësit dhe ruan vendin e parë në renditje me 54 pikë, duke konfirmuar momentin pozitiv.

Ndjekësi më i afërt, Laçi, nuk ndalet, pasi mposhti 2-1 AF Luftëtarin dhe regjistroi fitoren e nëntë radhazi në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 51 pikëve.

Fitore të rëndësishme mori edhe Pogradeci, që triumfoi 3-1 ndaj Lushnjes dhe mban vendin e tretë me 46 pikë.

Në sfidat e së dielës, Kastrioti fitoi minimalisht 1-0 ndaj Apolonisë, ndërsa Burreli barazoi 0-0 me Korabin. Ndërkohë, Iliria siguroi tre pikët falë fitores 1-0 ndaj Besës.

Java konfirmoi rivalitetin e fortë në krye të tabelës, ku diferencat mes tre skuadrave të para mbeten të vogla dhe çdo ndeshje pritet të jetë vendimtare në javët në vijim.

Rezultatet e javës së 23-të të Kategorisë së Parë

Pogradec-Lushnja 3-1

KF Laçi-AF Luftëtari 2-1

Skënderbeu-Kukësi 2-1

Kastrioti-Apolonia 1-0

Burreli-Korabi 0-0

Iliria-Besa 1-0

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img