Penalltia e mos dhënë në ndeshjen, Bylis-Vllaznia, klubi kuqeblu, shkresë shyrtare FSHF-së: Kërkohet riluatja e ndeshjes si dhe përjashtimi i arbitres Emanuela Rrusta nga të gjitha ndeshjet e Vllaznisë të të gjitha kategorive.
Burime nga klubi kuqeblu, mësohet, se KF Vllaznia i ka dërguar shkresë zyrtare institucionit të futbollit shqiptar, ku së pari kërkon riluajtjen e ndeshjes Bylis- Vllaznia. Kjo sepse arbitrja kryesore Emanuela Rusta në rastin më të mirë nga paaftësia dhe në rastin më të keq nga influenca e palëve të treta, ka ndikuar drejtëpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes.
I është kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit mospërfshirjen e arbitres Emanuela Rrusta në asnjë trupë gjykuese (kryesore, asistente, arbitre e katërt, në VAR apo AVAR) në asnjë prej ndeshjeve ku luan Vllaznia apo ekipet e Akademisë Vllaznia.
Njëkohësisht klubi shkodran ka kërkuar edhe marrjen e masave disiplinore ndaj kësaj arbitreje duke mos e përfshirë atë në asnjë prej gjykimeve në vazhdim si përgjegjëse kryesore jo vetëm e ndikimit në rezultate, por edhe në garën e Superiores.



