Partizani fitoi 2-1 me përmbysje në transfertë ndaj Flamurtarit, në javën e 25-të të Superiores.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 8-të me një goditje të saktë nga distanca të Maksutit.
Partizani reagoi dhe barazoi në fundin e pjesës së parë me penallti, e fituar pas rishikimit me VAR dhe e realizuar nga Sidibe.
I njëjti lojtar shënoi sërish në fillimin e pjesës së dytë, duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen vendase.
Flamurtari pati mundësinë për të barazuar në minutën e 74-t, por Marku humbi penalltinë, teksa gjuajtja e tij u ndal nga Qirko. Në minutat e mbetura pati raste në të dyja portat, por rezultati nuk ndryshoi.
Me këtë sukses, Partizani ngjitet në kuotën e 36 pikëve në vendin e pestë, duke barazuar Dinamon e vendit të katërt, ndërsa Flamurtari mbetet i fundit me 20 pikë.


