Java e 26-të e Kampionatit Kombëtar të Abissnet Superiore do të luhet në dy ditë. Kjo javë është programuar të hapet me të premten e 27 shkurtit me klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia Tirana, takim i cili do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 19:00.
Më pas, të shtunën e 28 shkurtit në garë do të jenë katër duelet e tjera që mbyllin javën e 26-të.
Kështu, e shtuna nis me përballjen Vora-Dinamo, taki i cili do të luhet në stadiumin e Vorës. Në orën 16:30 janë programuar dy ndeshjet e tjera: Partizani-Egnatia dhe Elbasani-Bylis.
Çifti i fundit që mbyll javën e 26-të është ai Teuta-Flamurtari, i cili do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 19:30.
Kalendari i javës së 26-të të Abissnet Superiore
Të premten-27 shkurt
Vllaznia – Tirana, ora 19:00
Të shtunën-28 shkurt
Vora – Dinamo, ora 13:30
Partizani – Egnatia, ora 16:30
Elbasani – Bylis, ora 16:30
Teuta – Flamurtari, ora 19:30



