Laçi rikthehet tek fitorja. Mund Vorën me golin e Kurtit/ Abissnet Superiore, java e tetë

Laçi-Vora, 1-0(Shënues: Arlind Kurti 73’)

Pas tre humbjeve radhazi në kampionat, Laçi rigjen fitoren, pasi mposht 1-0 Vorën në sfidën e lujtur pasditen e së shtunës në stadiumin e Laçit. Një gol i Kurtit në pjesën e dytë i ka dhënë 3 pikë të çmuara skuadrës kurbinase.

Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, ndonëse të dyja skuadrat humbasin nga një penallti. Fillimisht miqtë me Karricën dhe më pas vendasit me Bibon (të dyja goditjet u pritën nga portierët kundërshtarë).

Sfida është e bukur dhe e luftuar dhe zhbllokohet nga Kurti në pjesën e dytë. laçi fiton 1-0 dhe me këtë sukses ngjitet në kuotën e 10 pikëve në klasifikim, ndërsa Vora mbetet në kuotën e 8 pikëve.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe